Përfaqësuesi i së Djathtës Europiane, eurodeputeti Eduard Kukan vuri thekson tek kriza e brendshme politike në Shqipëri duke thënë se palët duhet të gjejnë zgjidhje në interes të shqiptarëve. Ai theksoi se më 30 qershor vendi ynë ka zgjedhje lokale për kryebashkiakët e rinj, duke thënë se u takon liderëve politike që të shkojnë përtej interesave të partisë.
Në fjalimin e tij të fundit në Parlamentin Evropian, Kukan vlerësoi bashkëpunimin me eurokomisionerin Johannes Hahn, dhe theksoi se ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duhen hapur negociatat në vlerësim të progresit të bërë nga këto dy vende.
“Komisioneri Hahn ka qenë nder dhe kënaqësi që kam bashkëpunuar me ju. Raporti tregon mjaft interes, një thriller i vërtetë. Dhe reagimi i parë është pozitiv. Ne të gjithë duam që kolegët e Ballkanit perëndimor të ecin para, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë atë që ju sapo thatë. Mund të ketë shumë pika dhe argumente, por nëse shohim pikat pozitive ka pasur hapa deçizivë drejt Evropës.
Por nga ana tjetër mund të bëhet më shumë. Të gjithë këto vende meritojnë mbështetjen tonë, por edhe ndihmën tonë. Shqipëria, konstatojmë një politike të ngarkuar të brendshme në 30 qershor do kemi zgjedhje lokale dhe u takon liderëve politike të shkojnë përtej interesave të partisë, dhe të shkojnë drejt interesave të qytetarëve.
Edhe ne duhet të bëjmë më shumë, duhet të shohim instrumentet që kemi në dispozicion për të ushtruar një presion më pozitiv ndaj kolegëve tanë në Ballkan. Sepse përkundrazi rrezikohet humbja e kredibilitetit dhe duhet marrë në konsideratë çështja e stabilitetit të Rajonit”, tha Kukan.