Policia Kufitare e Kukësit ka arrestuar të shtunën një shtetas kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mustafa Kodra, 27-vjeçari nga Leshani i Kosovës, është arrestuar me qëllim ekstradimin e tij drejt Kroacisë, aty ku rezulton i kërkuar për veprën penale të “dhunimit të personit”. Ndalimi i tij është bërë teksa tentonte të hynte në pikëkalimin kufitar të Morinës, ku edhe u zbulua se figuronte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Zagrebi. Materialet proceduriale i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Artikulli paraprakKRYEBASHKIAKJA MIRËPRET KOMBËTAREN DHE DELEGACIONIN IZRAELIT
Artikulli tjetërGREQI, EKZEKUTOHET 32-VJEÇARI SHQIPTAR NË ATHINË