Skuadra e Kukësit ka fituar kupën e Republikës përballë Laçit në një ndeshje që dhuroi emocione.
Ekipi fitues u vendos pas gjuajtjeve të penalltive. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Në fund të ndeshjes gjatë ceremonisë kur pritej që presidenti Bujar Nishani të dorëzontë Kupën e Republikës sipas rregullit, presidentin e ka zëvendësuar kreu I federatës shqiptare të futbollit Armando Duka. Në fakt ky është një absurd që mund të ndodh vetëm në një vend si Shqipëria. Është Kupa e Republikës dhe si e tillë i takon presidentit të Republikës që ta dorëzojë kupën por nuk ka ndodhur kështu sepse ka qenë Armando Duka ai që e ka kryer këtë mision. Ky është një nënvlerësim që i bëhet një prej trofeve më të rëndësishëm të futbollit siç është Kupa e Republikës duke mos i dhënë kështu seriozitetin e duhur. Ndeshja finale mes Kukësit dhe Laçit pati një rivalitet. Karioka shënoi golin e parë për kuksianët në minutën e 64’ ndërsa kur pritej vërshëllima e fundit në minutën e 93’ Laçi barazon me anë të Mitraj pas një gabimi të portierit Koliçi. Shtesa prej 30 minutash përfundon sërish 1-1 duke ia lënë fatin penalltive. Nga 11-metërshat Kukësi i realizon të gjitha ndërsa për laçianët gabon Dosti. Festa ka qenë e Kukësit ndërsa seriozitetin ia prishi mungesa e presidentit Nishani dhe dorëzimi i Kupës nga kreu i FSHF Armando Duka.