Kukësi pësoi një tjetër humbje në miqësoret që po zhvillon në Antalia.

Kairat Almaty mundi skuadrën e Ernest Gjokës me rezultatin 1 – 0. Të Kukësi u aktivizua edhe braziliani Cale, i prezantuar ditët e fundit. Pero Pejic pati mundësinë më të mirë për të shënuar në minutat e para të takimit, por gaboi në goditjen e 11-metërshit me topin që u përplas në shtyllë. Ekipi kazak shënoi me fillimin e pjesës së dytë, ndërsa pati edhe mundësi të tjera, por Enea Koliqi u tregua i vëmendshëm duke ndalur goditjet e kundërshtarëve. Miqësorja e fundit për Kukësin do të jetë më 15 janar me ekipin nga Azerbajxhani, Neftçi Baku. Humbje dhe për Tiranën, që zhvilloi miqësoren e parë. Bardheblutë u mundën 2 – 0 nga skuadra kazake Akzhayik. Trajneri Mirel Josa disa futbollistë të stolit dhe moldavin Petru Leuca, i cili është në provë. Bardheblutë do të luajnë të dielën një tjetër miqësore me Tobol të Kazakistanit, që të mërkurën mundi Flamurtarin me rezultatin 2 – 0.

Artikulli paraprakVIKTIMA TË TEMPERATURAVE TË ULËTA, TË PASTREHËT
Artikulli tjetërBDI KËRKON ZGJATJEN E MANDATIT TË PSP, VMRO-DPMNE KUNDËR