Skuadra e Kukësit ka zhvilluar edhe ndeshjen e kthimit ndaj La Valleta në Maltë e vlefshme për në Champions League. Në këtë takim dy skuadrat janë ndarë në barazimin 1-1 ku të dy golat janë shënuar në pjesën e dytë të kësaj përballjeje.

Përfundimisht me barazimin e arritur Kukësi kalon në turin e dyte të Champions League.

Trajneri Armando Cungu e ka nisur mbarë aventurën e tij të dytë në krye të kësaj skuadre. Por pas kualifikimit në turin tjetër të Ligës së Kampioneve menjëherë ekipi verilindorë duhet të fillojë planifikimin për ndeshjet e radhës në këtë turne.

Sido që të jetë, nga shorti i hedhur në UEFA, Kukësi e di që me skuadrën që do të ketë përballë si kundërshtare në turin tjetër, do të luajë në shtëpi javën e ardhshme, më 24 apo 25 korrik.

Artikulli paraprakKROACIA DHURON MILIONAT E BOTËRORIT
Artikulli tjetërPAOLA JAKU PJESË NË KURSIN SPORTIV-SOCIAL NË SHBA