Armando Cungu do të tentojë që me Kukësin e tij të përsërisë historinë e verës të 2013-ës. Trajneri Cungu kërkon një fitore në ndeshjenndaj Qarabag
e vlefshme për eleminatoret e Champions League që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” më 25 korrik në orën 19:00.
Cungu mirëpret edhe mbështetjen e tifozëve shkodran për përballjen e Kukësit me Qarabag.
Kapiteni i kuksianëve Ylli Shameti po ashtu shprehet se pret shumë nga përballja e parë me Qarabag.
Kukësi pas kualifikimit ndaj Valleta të njëjtën gjë kërkon edhe ndaj Qarabag edhe pse është shumë më e vështirë për shkak të kualiteteve që ka kundërshtari.