Ndeshja mes Kukësit dhe Laçit e luajtur në stadiumin e Shkodres “Loro Boriçi” ka perfunduar në barazim 1-1. Kjo përballje u luajt në Shkodër duke qenë se Kukësi nuk e ka ende gati stadiumin. Laçianët në këtë përballje kanë qenë shumë afër fitores. Pjesa e parë mbyllet 0-0 me një lojë pa shumë ritën.

Në fillimin e pjesës së dytë Laçi kalon në avantazh pas një lëvizjeje dhe goli të bukur të Naubeze në minutën e 51’. Laçianët janë shumë afër fitores por Kukësi pretendent edhe këtë sezon arrin tek goli i barazimit në fund të ndeshjes.

Musta 3 minuta pa mbaruar loja sjell golin e barazimit. Pas ndeshjes trajneri i Kukësit Shpëtim Duro u shpreh se skuadra e tij e ka ndjerë lodhjen e talimeve të ngjeshura këtë fillim kampionati.

Trajneri i Laçit Sulejman Starova tha se Vllaznia humbi një mundësi të mirë për ta fituar këtë ndeshje.

Kukësi ishte skuadra pretendente në ndeshjen ndaj Laçit por në fakt laçianët zhvilluan një lojë të mirë duke e merituar barazimin.

Artikulli paraprakSHKODËR, 2800 PACIENTË NË QENDRAT SHËNDETËSORE VERORE
Artikulli tjetërPËRPLASEN DY MAKINA NË FUSHË-KRUJË, 4 TË PLAGOSUR