Rajoni i Kukësit është përfshirë nga reshje dëbore që prej mëngjesit të sotëm, ndërsa pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe nesër. Reshje dëbore po bien edhe në rrugën e Kombit, por deri më tani nuk ka problematika. Në qarkun e Kukësit ka rënie të ndjeshme të temperaturave.
Nga ana tjetër, drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje që të kenë kujdes gjatë qarkullimit nëpër rrugë.