Ashtu si në ndeshjen e parë në start, Kukësi ka arritur të fitojë sërish 3-1, kësaj here përballë Kastriotit, sfidë e luajtur në “Elbasan Arena”. Ky rezultat e ngjit Kukësin në krye të vetëm.

Për sa i përket ndeshjes, miqtë kaluan të parët në avantazh me Arbër Bashën në minutën e 27-të, teksa Edison Ndreca, vendosi baraspeshën, me një predhë më të majtën.

Pjesa e parë u mbyll në baraspeshë totale, teksa fragmenti i dytë i lojës foli i gjithi për Kukësin, që arriti të shënonte 2 herë me kroatin Edi Basha në minutat 46’ dhe 68’.

Vlen të theksohet fakti se skuadra e Kastriotit në pjesën e dytë ishte thuajse inekzistente, duke iu nënshtruar totalisht skuadrës së trajnerit Longo. Gjashtë gola në dy ndeshje, Kukësi bind në fazën ofensive.

Artikulli paraprakPAS TIRANËS, BERISHA VIJON TURIN NË NJË TJETËR QYTET, JA KU DO E MBAJË ‘FOLTOREN’ E RADHËS ME DEMOKRATËT
Artikulli tjetërETILDA GJONAJ MBYLL DETYRËN SI MINISTRE E DREJTËSISË: JAM E VETËDIJSHME PËR MANGËSITË, POR BËMË GJITHÇKA MUNDËM