Kukësi “rrëmben” kreun Skenderbeu ndalet sërish

Pas triumfit në turneun miqësor të “kupës pavarësia”, ekipi i kukësit ka arritur të fitojë edhe në Superiore. Ekipi verilindor mundi me rezultanin e pastër 2-0 Laçin me golat e Dvornekoviç në minutën e 29’ dhe të Eminit në të 65’. Të besuarit e drejtuar nga Ernest Gjoka vazhdojnë të jenë të pathyer në këtë sezon dhe në shtëpinë e tyre kanë siguruar sot fitoren e 6 në 7 takime të zhvilluara duke bërë për vete kreun e renditjes. Në sfidën tjetër Skënderbeu në një ndeshje me ritëm të ulët nuk arriti më shumë se një barazim pa gola. Në një takim ku rastet ishin me pikatore, barazimi ishte rezultati më i drejtë për të dyja ekipet. Pas dy takimeve të para Skënderbeu ngjitet në kuotën e 27 pikëve por zbret në vend të dytë me pikë të barabarta me Kukësin por me golavarazhi më i mirë favorizon Kuksianët. Ndërkohë Luftëtari ngjitet në kuotën e 14 pikëve duke mbetur në vendin e 6 të klasifikimit. Para fillimit të takimeve është mbajtur një minutë heshtje në nder të viktimave të aksidentit tragjik që pësoi ditën e djeshme skuadra braziliane e Çapekoenses në Kolumbi.

Artikulli paraprakRRITEN EKSPORTET ME ITALINË DHE GJERMANINË,BIEN ME KOSOVËN
Artikulli tjetërGREQI,KAPEN 70 REFUGJATË SIRIANË NË NJË PYLL MES NGRICËS NË SELANIK