Kukësi shpallet kampion i Shqipërisë për herë të parë në histori, por mes skandalit, që përfshiu ndeshjen përballë Skënderbeut, e parafundit e kampionatit.

Një javë para fundit të kampionatit, pa asnjë humbje të pësuar, Kukësi u shpall kampion i Superiores duke mundur në fund mbajtësin e kurorës me rezultatin 2-0.

Por ndeshja nuk shkoi aspak sikur pritej. E ndërsa pritej që të ishte vitrina e futbollit shqiptar për të zgjedhur më të mirin, ndeshja degjeneroi në incidente dhe përplasje për faj edhe të arbitrit Enea Jorgji, i cili me vendimet e tij ngjalli shumë kontestime.

Përplasja

Ndeshja nisi e tensionuar, pasi Mici doli me karton të kuq që në fillim të pjesës së parë duke e lënë Skënderbeun me një lojtar më pak në ndeshjen më të rëndësishme. Kartoni u kontestua nga miqtë, por arbitri Jorgji e nxori nga fusha, i vendosur në vendimin e tij. Në pjesën e dytë Kukësi fitoi një penallti të shumë diskutuar, pas një kontakti në zonë mes Jashanicës dhe sulmuesit verilindor, Emini, ndërsa Pejic e ktheu në gol.

Skënderbeu u hodh në sulm për të kërkuar barazimin, ndërsa krijoi një rast të mirë me Latifin nga e majta, por u pengua në mënyrë të parregullt në zonë nga Shameti, por arbitri, jo vetëm që nuk dha penallti, por ndëshkoi për simulim mesfushorin. Vendimi solli shpërthimin e miqve nga Korça, Jorgji i nxjerr të kuqin Osmanit për protesta, ndërsa Salihi e grisi kartonin.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta, pasi lojtarët e Skënderbeut dhe stafi u futën në fushë në drejtim të arbitrit, ndërsa situata u qetësua pas ndërhyrjes. Pas daljes së dy lojtarëve me të kuqe, Kukësi e kishte më të lehtë për të kontrolluar lojën, ndërsa shënoi edhe golin e dytë në fund po me Pejic duke vulosur titullin kampion

Artikulli paraprakDURRËSI MUND VLLAZNINË, NJË GOL DHE NJË KARTON TË KUQ
Artikulli tjetërRAMA MBLEDH KANDIDATET NË MËNYRË URGJENTE