Vllaznia nuk është më e pathyeshme. Kukësi triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj shkodranëve, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Superiore. Pas pjesës së parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, e dyta ishte spektakolare. Heroi i verilindorëve ishte sulmuesi Solodovnicov, i cili realizoi dopietë golash në minutat 73’ dhe 80’. Pas humbjes me Kukësin në transfertë, trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, deklaroi se u pësuan dy gola nga gabime individuale.

Nga ana tjetër, trajneri i Kukësit, Bledar Devolli, u shfaq shumë i lumtur pas fitores me Vllazninë.

Kështu, Vllaznia humbet mundësinë për të marrë vendin e parë në renditje dhe tashmë pozicionohet e dyta me 49-pikë.

Artikulli paraprakVLLAZNIA NË FUTSALL MPOSHT PARTIZANIN
Artikulli tjetër“HASAN RIZA PASHA MBROJTËSI I SHKODRËS”