Vllaznia ka arritur të surprizojë skuadrën e Kukësit duke i marrë këtyre të fundit një barazim në shtëpinë e tyre.

Trajneri Ernest Gjoka merr kështu pikën e parë në drejtimin e shkodranëve duke u “hakmarrë” në një farë mënyre ndaj ish-skuadrës së tij. Verilindorët arritën që të rekuperonin dy gola, pasi në minutën e 19 e panë vetën në disavantazh të dyfishtë. Pas tetë javësh kampionat Kukësi numëron 17 pikë, 5 pikë më pak se Skëndërbeu i vendit të parë, ndërsa Vllaznia mbetet në kuotën e 6 pikëve.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË ITALI, VDES SHQIPTARJA, NËNË E 5 FËMIJËVE
Artikulli tjetërRAPORTI I BE-SË: KANABISI NË SHQIPËRI KULTIVOHET ME SHUMICË NË TOKA SHTETËRORE