Vllaznia e ka kaluar mërzinë pas humbjes me Skenderbeun sepse edhe po të dojë të vajtojë më nuk i del koha sepse shumë shpejt është ndeshja në transfertë me Kukësin. Këtë e ka kuptuar edhe vetë trajneri i kuqebluve Mirsad Jonuz i cili në prag të përballjes me kuksianët thotë se humbja me Skenderbeun është analizuar dhe se skuadra ka kuptuar gabimet.

Trajnerit Jonuz dhe Vllaznisë që drejton në transfertë me Kukësin i mjafton çdo rezultat pozitiv për ta nxjerrë skuadrën nga kjo krizë momentale që për teknikun e kuqebluve e përjeton çdo skuadër.

Pak ditë më parë drejtori teknik i Vllaznisë Engin Firat nga Moldavia ku ai qëndron gjithë kohës duke e patur Vllazninë zgjedhje fundore edhe pse paguhet për çdo muaj tha se trajnerit Jonuz i janë plotësuar kërkesat me të gjithë lojtarët që ka kërkuar gjatë janarit. Jonuz nuk dëshiron që t’i kthejë një përgjigje direkt por lë të kuptohet se nuk është ashtu siç deklaroi drejtori.

Vllaznia do të luaj ndaj Kukësit, një skuadër pretendente ndërsa shkodranët vijnë pas një momenti jo të mirë nga humbja që i shkaktoi Skenderbeu brenda në shtëpi. Kjo disfatë bëri që Vllaznia të mbesë në vendin e 8-të dhe Skenderbeu të shkëputet me 4 pikë. Megjithatë llogaritë për trajnerin Jonuz dhe skuadrën shkodrane nuk janë mbyllur ende sepse janë edhe 11 ndeshje për t’u luajtur.

Artikulli paraprakSHKODËR, KUPA “ÇESK JUBANI” NË SHAH PËR SHKOLLAT E MESME
Artikulli tjetërMANIFESTIMI, SHKODRANET PRO DHE KUNDER PRESIDENTIT