Ndeshja e futbollit, Vllaznia-Kukesi, 1-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin "Loro Borici" ne qytetin e Shkodres.

Vllaznia ka lënë pas humbjen e fundjavës duke arritur një rezultat pozitiv ndaj Kukësit në transfertë. Kuqeblutë barazuan 0-0 ndaj kuksianëve duke marrë kështu një pikë mjaft të vlefshme.

Në këtë mënyrë kuqeblutë për momentin kapërcejnë atë krizë që patën pas humbjes me Skenderbeun në Shkodër. Pavarësisht këtij barazimi vllaznia vazhdon që të jetë në vendin e 8-të me 32 pikë, duke iu afruar në 3 pikë Bylisit të vendit të 7-të.

Tashmë kanë mbetur 11 ndeshje deri në fund të sezonit dhe shkodranët janë në pozita jo shumë të favorshme pasi vendi i 8-të të çon në ndeshjen e Play Out ku diskutohet qëndrimi ose jo në Superligë.

Në përballjen me Kukësin Vllaznia zhvilloi një 90-minutësh të mirë ndërsa kishte edhe disa raste shënimi që nuk u shfrytëzuan siç duhet

Artikulli paraprakPUBLIKOHEN DATA E NDESHJEVE TË NATIONS LEAGUE, SHQIPËRIA ME KALENDAR TË FAVORSHËM
Artikulli tjetërMETA KTHEN LIGJIN PËR STATUSIN E GJYQTARËVE E PROKURORËVE: SHKEL PARIMIN E PAANËSISË