Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba i bëri sërish thirrje perëndimit që të furnizojë Ukrainën me armë dhe të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë.
Kuleba ka theksuar se autoritetet perëndimore duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar tërheqjen e vendeve të tjera në një konflikt më të gjerë.
“Ukraina po lufton me sukses. Ne kemi nevojë që ju të na ndihmoni. Na siguroni të gjitha armët e nevojshme që ne të luftojmë. Ndihmoni Ukrainën që lufta e Putin të dështojë dhe në këtë mënyrë do të shmangni një luftë më të madhe”, ka thënë më tej Kuleba.