Pas restaurimit të kullës së Çun Mulës pak muaj më parë, familjarët tashmë kanë kërkuar që kulla të kthehet në një muze të mirëfilte në Malësi të Madhe, për shkak të vlerave historike dhe kulturore që ka. Helidon Sokoli, përgjegjës i parqeve arkeologjike në drejtorinë rajonale të trashëgimisë kulturore në Shkodër, thotë se kjo kullë që të marrë statusin e shtëpisë muze fillimisht duhet të paraqitet si propozim nga bashkia Malësi e Madhe në bashkëpunim me Drtk.

Shndërrimi i kullës së Çun Mulës në muze do t’i rikthente Malësisë së Madhe një krenari që meriton ta ketë prej kohësh. Kulla e Çunmulajve, në Hot të Malësisë së Madhe, I ka fillet e saj rreth viteve 1770-1780 për të rrugëtuar ndaj shekujve duke lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e Malësisë dhe kombit shqiptar përmes prijësve dhe luftëtarëve popullore të Çunmulajt, të cilët I prijnë Hotit dhe Malësisë në luftërat kundër ushtrive osmane dhe atyre malazeze në mbrojtje të kufijve kombëtar.

Artikulli paraprak347 RASTE ZJARRI NË SHKODËR NË VERË
Artikulli tjetërHAPET EKSPOZITA “ MUAJI I MONUMENTEVE HISTORIKE”