Një shqiptar nga veriu i Shqipërisë, që jeton në New York, pyeti kryeministrin Edi Rama se kur mund të marrë titullin e pronës së tij në atdhe. Rama u ndal edhe tek kulla e Prek Calit, duke thënë se si nuk e bënë antikomunistët për 30 vjet.
“Çdo kush që ka një tokë një tokë në zonat veriore në radhë të parë, sepse investimet e bëra në zonat veriore kanë treguar që interesi i turistëve është në rritje të madhe, kushdo mund të paraqesë interesin për investim dhe me paketën e re të maleve, menjëherë shteti vihet në lëvizje që të mundësohet investimi. Kemi lehtësuar procedurat për çdo emigrant që do të investojë.
Si nuk ua bënë atë kullë 30 vjet antikomunistat se më antikomunist se Preng Cali zor se e gjen? Ta them unë pse! Se nuk janë antikomunista. Janë shpërdorues të besimit dhe abuzues të plagëve të familjeve që kanë vuajtur nën diktaturën komuniste kur ata ishin diktatura. Nuk kanë bërë asgjë as për ish të përndjekurit politikë. Ne sot, që flasim, e them me krenari, që nuk ka një të përndjekur politik që e ka bërë burgun vetë, që nuk ka përfituar nga fondi.
Sot e them me krenari që nuk ka një të përndjekur që e ka bërë burgun vetë, dhe është gjallë e nuk gëzon lekët e dëmshpërblimit, më parë jepeshin fondeshin e pastaj një pjesë e merrnin kushurinjtë e deputetit antikomunist në parlament dhe shihte hesapet e shtëpisë së vet, sic po e shihni se po dalin një nga një nga pusetat e korrupsionit”, tha Rama