Kryetari i Unionit te ish te perndjekurve politike te Malesise se Madhe, Luigj Gega ka reaguar ne lidhje me shembjen e shtepise se Heroit Preke Cali ne Vermosh, e cila u prish pak dite me pare nga IKMT.
Në deklaratën për shtyp, Gega u shpreh se është patolerueshëm një veprim i tillë ndërkohe që ka shprehur alarmin se në Shqipëri po kthehet diktatura. Nga ana tjetër, Gega është shprehur se do të kërkojë me forcë informacion për këtë ngjarje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Koplik, ndërkohe që mbeshtet rindërtimin e plotë të shtësisë së Prek Calit në Vermosh.
Kulla e Prek Calit, u rikthye në qëndër të opinionin publik, pas prishjes së punimeve nga Inspektoriati vendor i mbrotjes së territorit në Malësine e Madhe. Një veprim i cili solli reagimin jo vetëm të banorëve të zonës por edhe të politikës shqiptare.