Prej 30 vitesh banorët vuajnë mungesën e infrastrukturës në një nga rrugët e fshatit Kullaj të njësisë administrative Postribë. Situata bëhet më problematike gjatë stinës së dimrit, pasi i gjithë segmenti mbulohet me ujë duke krijuar kështu shumë vështirësi për kalimin e këmbësoreve, sidomos fëmijët e vegjël të cilët lëvizin për të shkuar në shkollë.

Banorët thonë se nuk është bërë asgjë për rikonstruksionin e kësj rruge dhe deri më tani kanë marrë vetëm premtime gjatë fushatave elektorale.

Një situatë e tillë vijon prej vitesh. Problem në fshatin Kullaj mbetet edhe amortizimi i rrjetit elektrik, por pavarësisht kërkesave që banorët kanë bërë ndër vite, institucionet përgjegjëse nuk i kanë kushtuar vemëndje.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROBLEMET E PERSONAVE ME AFTËSI NDRYSHE
Artikulli tjetërDRAFT RAPORTI I PE: POLITIKA TË KRIJOJË KLIMË BESIMI, THELBËSORE ZGJEDHJET E 25 PRILLIT