Në fund të muajit shtator në mbledhjen e qeverisë, ekzekutivi shqiptar ka shpërndarë fondet për kullimin në të gjitha bashkitë e vendit, por duket se ka harruar Qarkun e Shkodrës.

Zero lek, është shifra e fondeve te akorduar për Bashkinë Shkodër, Vau Dejës dhe Pukë, në programin e qeverisë. Në vendimin nr 525, të 27 shtatorit, të publikuar tashmë edhe në fletoren zyrtare, thuhet se Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 6, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 16, të ligjit nr. 130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Shpërndarjen dhe detajimin e fondit të investimeve për skemat ujitëse, me vlerë 380 000 000 (treqind e tetëdhjetë milionë) lekë, sipas bashkive, dhënë në tabelën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Por në bazë të këtij vendimi, përfituesit janë ato të zakonshmit, e jo dy nga zonat me sipërfaqen më të madhe bujqësore, sic janë Bashkia Shkodër dhe Bashkia Vau Dejës, si pjesë së zonës së nënshkodrës. Burime pranë bashkisë së Shkodrës, bejne me dije se ne lidhje me keto fonde, bashkia shkodër ka kerkuar ndërhyrje për 400 ha tokë bujqësore. Projektet e kerkuara per investim nga Bashkia Shkoder ne fushën e kullimit jane:

1. Rehabilitim i skemes ujtese ne Njesine Administrative Berdice, Fshati Berdice e Madhe, KU 33/1 me gjatesi 828 m.
2. Rehabilitim i skemes ujtese ne Njesine Administrative Berdice, Fshati Berdice dhe KU 33/2 me gjatesi 1630 m.
3. Rehabilitim i skemes ujitese ne Njesine Administrative Dajç , fshati Shirq, KU 34 me gjatesi 2280 m.

Përmirësojnë ujitjen ne total rreth 400 ha toke bujqesore. Përfitojnë rreth 390 familje bujqësore Vlera totale e investimit te kerkuar është 17.637.726 Nderkohe që sa i takon bashkive perfituese në Qarkun e Shkodrës, janë ajo Malësisë së Madhe dhe Fushe Arrëzit, të cilët kanë përfituar përkatësisht 15.000 000, dhe 12 500 000

Artikulli paraprakMESI: QEVERIA KA VËMËNDJE NDAJ SHKODRËS
Artikulli tjetërLOTARIA AMERIKANE, TË GJITHË PARA KOMPJUTERIT