Një defekt në linjen 35 kw ka bërë që Velipoja të vuajë mungesën e energjisë elektrike per 30 – 40 minuta .

Turistët dhe pushuesit e shumtë që vitizojnë këtë zonë, vuajnë mungesën e energjisë elektrike gjatë mbrëmjes të se martes. Nje situate e tille, nuk eshte aspak normale per kulmin e sezonit turistik ne velipoje, ne nje pike turistike ku pa frike mund te perllogariten me shume se 50 mije pushues …..pamje terr  Sipas operatorit te energjise elektrike behet me dije se shkak ka qene defekti ne linjen e tensionit te larte 35 kë, dhe menjehere specialistet e kesaj ndermarrje kane marre masat per riparimin e ketij defekti qe detyroi pronaret e lokaleve dhe hoteleve qe nxirrnin edhe njehere gjeneratoret. Në mënyrë që të mundësohej rregullimi dëfektit, OSHEE ka stakuar plotësisht linjën e furnizimit me energji elektrike.Kompania ka njoftuar se tashme gjithcka i eshte rikthyer gjendjes se meparshme dhe plazhi i Velipojes furnizohet me energji elektrike edhe pse sipas tyre, nje nga problemet kryesore eshte mbingarkesa e linjes cka sjell edhe defekte te shumta .

Artikulli paraprakSINDIKATA: BUJQËSIA NË SHKODËR PO PËRBALLET ME 1001 PROBLEME
Artikulli tjetërKOMUNIKIMI I FUNDIT ME RRJETET SOCIALE, I ITALINIT QË VDIQ NË AKSIDENT