1-Nga Specialistët e Seksionit Kunder Narkotikëve, arrestohen në flagrancë 3 shtetas për veprën penale: “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.
Më datë 24.05.2016 u arrestuan në flagrancë shtetasit: •Bardhok Nika, 27 vjeç, banues në Shkodër. •Nukolin Nika, 24 vjeç, banues në Shkodër. •F. N, 17 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi gjatë kontrrollit të ushtruar në banesën e tyre, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 11 (njëmbëdhjetë) kg e 700 (shtatëqind) gr, lëndë narkotikë e dyshuar si Cannabis Sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale: “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, neni 283 dhe 25 i Kodit Penal.