7 persona kanë rënë në pranga në Krujë për kultivim kanabisi,ku mes tyre është edhe një i mitur. Sipas policisë të arrestuarit janë: T.K., 27 vjec, I.D., 27 vjeç, S.D., 28 vjeç, E.D., 23 vjeç, B.D., 38 vjeç, A.D., 17 vjeç, B.D, 19 vjeç,të gjithë banues në fshatin Barkanesh të rrethit Krujë. Ndërsa për një shtetase , Gjykata vendosi masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.
Këtyre personave polici u ka asgjësuar rrënjët e kanabisit të mbjellura në në territorin e fshatit Barkanesh, Zgerdhesh, Kurcaj, të rrethit Krujë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit T.K., Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri Pistoletë.
Sipas policisë operacioni i sotëm për arrestimin e tyre ka ardhur në vazhdimësi të operacionit policor të koduar “Ndëshkimi”, si rezultat i të cilit u arrestuan dhe ndaluan 9 persona dhe u shpall në kërkim një tjetër. Hetimi ndaj tyre ka nisur prej dy muajsh ku kanë marrë pjesë Policia e Krujës, Prokuroria, Policia e Durrësit si dhe F.L.O.
Për të arrestuarit në funksion të procedimit penal prill 2019 u dha masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.