DVP Shkodër ka njoftuar se në fshatin Vukpalaj kanë kapur dhe vënë në pranga një person si I dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike si dhe është shallur në kërkim një tjetër person. Në pranga është vënë shtetasi P. K., 28 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, si dhe shpalljen në kërkim të bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. K., 44 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe. Nga kontrollet e pandërprera uniformat blu inoformojnë së janë gjetur dhe sekuestruar 116 bimë të dyshuara si cannabis sativa Bimët u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në komunikatën e policisë thuhet se: Vijojnë kontrollet e pandërprera, nga toka dhe ajri, nëpërmjet dronëve, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, që në fazën përgatitore. Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në inteligjencën informative, është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Evidentohen në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, 116 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. K. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie krimimale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, SEKUESTROHEN 116 BIMË TË DYSHUARA NARKOTIKE CANNABIS SATIVA
Artikulli tjetërAKSIDENT NË RRUGËN E KOMBIT, PLAGOSEN 7 PERSONA