Mungesa e dëborës në çatinë e një shtëpie me tarracë bëri që policia të zbulojë një fermë kanabisi me 322 bimë.
Policia vërejti çatinë e cila binte shumë në sy në Keighley, West Yorkshire, teksa dëgjoi një aromë të fortë kanabisi për u afrua, shkruan BBC.
Nivelet e nxehtësisë që kërkohen për të rritur bimët e kanabisit nënkupton që çfarë do lloj sasie bore të binte, ajo do të shkrihej.
Zyrtarët gjetën bimë – rreth 1.8 m të lartë – në të katër dhomat e gjumit dhe në bodrumin e shtëpisë.
Askush nuk ishte në shtëpi kur policia mbërriti në orën 14:00 të enjten, tha policia e West Yorkshireve.