Shkolla Austriake Peter Mahringer në qytetin e Shkodrës ka hapur dyert për dhjetëra mësues të gjermanishtes në vendin tonë, ndërsa pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të Ministrisë Austriake të Arsimit.
Objektiv i këtyre takimeve është njohja e mëtejshme e historisë dhe kulturës austriake. Pjesë e këtyre takimeve ishin 31 mësues dhe pedagogë të gjuhës gjermane nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Në grupe të ndara, secili prej tyre diskutuan për të përbashkëtat dhe ndryshimet e dy kulturave si dhe mundësitë e shkëmbimeve të mëtejshme ndërmjet tyre.