Kultura e duhanit është një nga mënyrat kryesore me të cilën krijojnë të ardhura shumë familje të njësisë administrative Postribë.

E tillë është edhe familja Bajraktari nga fshati Boks, ku që nga vitet ’90 kanë kultivuar një produkt të tillë, megjithse tregu asnjëherë nuk ka qenë i siguruar. Kryefamiljari Nimeti thotë se ka patur pak interesim për këtë produkt vendas teksa flet edhe për mungesën totale të subvencionimit nga ana e shtetit. Proceset e gjata kultivuese dhe lodhja e madhe gjatë gjithë vitit nuk justifikohen me çmimet e ulëta me të cilat shitet duhani. Fshatrat Boks dhe Dragoç në zonën e Postribës njihen në aspektin e kultivimit të duhanit. Shpeshherë kultivuesit kanë patur mjaft probleme gjatë procesit të shitjes, kjo si pasojë e çmimeve tejet të ulëta. Këtë vit, shitja pritet të fillojë gjatë tetorit, ndërsa për çmimin, çdo gjë varet nga ofertat e pikave grumbulluese.

Artikulli paraprakLIGJI I MBETJEVE: S’MUND TË LËMË INDUSTRINË TË MBYLLET
Artikulli tjetërEDHE PAS 9 DITËSH RADHË PËR TESKTET SHKOLLORE