“Kumanova”, Qeveria e Kosovës 290 mijë € për familjet e të dënuarve

Qeveria e Kosovës ka miratuar një fond ndihme financiare prej 290 mijë euro, për mbulimin e shpenzimeve për familjet e të dënuarve në rastin “Kumanova”. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se secila familje do marrë nga 10 mijë euro. Gjykata Penale e Shkupit dënoi me 746 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës. 7 dënime me burg të përjetshëm, 13 persona u dënuan me 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë të tjerë me nga 13 vjet. Pak ditë më parë, vetë Haradinaj u shpreh gjatë një takimi me familjarë të të dënuarve se do kërkonte hetim ndërkombëtar.

Artikulli paraprakBABAI I OREST SOTES DERGON NE PROKURORI FATURAT E BIZNESIT TE TIJ
Artikulli tjetërISHTE NISUR ME TRAGET DREJT ITALISË,HUMB KONTAKTET AVOKATI