BANORËT SHPREHEN TË REVOLTUAR PËR ATË ÇFARË NDODHI. Pas tërheqjes së forcave policore, banorët kanë hyrë në lagjen e “Trimave” në Kumanovë, ku gjendja është tmerruese për shkak të dëmeve të mëdha në banesa.

Shtëpi të shkatërruara dhe të demoluara, rrugët e mbushura me gëzhoja plumbash, erë baruti dhe erë mbeturinash, dëme të tjera materiale dhe dyqane të shkatërruara, është panorama që ofron tanimë vendbanimi i shqiptarëve në qytetin e Kumanovës. Mediat vendase publikojne edhe pamjet e para në orët e vona të mbrëmjes të së dielës 10 maj, por dhe tregojnë tmerrin që shqiptarët me banim atje kanë përjetuar Banorët shprehen të revoltuar dhe dëshpëruar nga ajo që ju kishte ndodhur gjatë këtyre ditëve. Ata thonë se nuk mund të quhemi ne terroristë, ndërkohë shtojnë se policia maqedonase ka shoqëruar në polici dhe fëmijë dhe i ka rrahur. Në pamje duken shtëpi dhe prona të shkatërruara nga “lufta” e dy diteve më parë. Banorët thonë se ka pasur fëmije dhe të moshuar, të cilët për 16 orë nuk kanë lëvizur nga banesat e tyre.

Artikulli paraprakPAPA TAKOHET ME PRESIDENTIN E KUBËS RAUL KASTRO
Artikulli tjetërHARADINAJ: TË FORCOHET ROLI I SHQIPTARËVE NË MAQEDNI