“Kumari” monitorim online, qeveria gati kriteret për operatorët.Gara në nëntor

Qeveria ka miratuar kriteret për përzgjedhjen e operatorëve që do të ndërtojnë sistemin online të monitorimit të lojërave të fatit. Gara konkurese për subjektet pritet të hapet në muajin nëntor. Qeveria pëmes këtij sistemi online synon të ushtrojë kontroll të plotë të qarkullimit të parave nga subjektet e kumarit dhe ka për qëllim vjeljen e detyrimeve tatimore të tyre. Qeveria ka miratuar kriteret e përzgjedhjes së operatorit që do të ndërtoj sistemin e monitorimti online të lojërave të fatit. Ky sistem ka për qëllim kontrollin e çdo liçence në kohë reale të subjekteve që ushtrojnë veprimtari të tilla, verifikim për administratorin që kërkon liçencë për ngritjen e një aktiviteti të tillë si dhe verifikim te dokumentacionit në lidhje me historikun e marrëdhënies që ka aksioneri me institucionet shtetërore. Vendimi i Qeverisë përcakton se Ministria e Financave është autoriteti që hap garën e përzgjedhjes me konkurs të operatorëve që do të ndërtojnë sistemin online të monitorimit të lojërave të fatit, jo më larg se 45 ditë nga miratimi i vendimit. Operatorët të cilët duhet të marrin pjesë në këtë garë duhet të plotësojnë disa kushte si të mos jenë në proçes falimentimi dhe kapitalet të mos jenë në proçes ekzekutimi nga përmbaruesit. Administratori të mos jetë i dënuar me vendim gjykate me vendim të formës së prerë dhe të ketë shlyer të gjitha detyrimet tatimore. Qeveria nëpërmjet këtij sistemi online synon të realizojë një kontroll më të fortë të qarkullimit të parave që bëhen nga kompanitë e lojërave të fatit që ushtrojnë aktivitetet në Shqipëri me qëllimin vjeljen e taksave dhe shmangien e evazionit fiskal.

Artikulli paraprakARTISTET ITALIANE MARINOTTI ROMANO KONCERT NE KATEDRALEN E SHEN PALIT
Artikulli tjetërVITI I RI SHKOLLOR, NE CFARE FAZE JEMI?!