PROJEKTI MARUBI DHE RIKONSTRUKSIONI I TEATRIT PRESIN FIRMËN E KRYETARES. Ne nje postim ne rrjetet sociale Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro ka uruar te dyja kandidatet Ademi dhe Bazhdari per qytetarine e treguar ne kete fushate elektorale dhe zgjedhjet vendore. Nder te tjera Kumbaro kerkon bashkepunimin e kryetares se ardhshme Ademi me Ministrine e Kultures “
Dua të uroj Voltana Ademin për fitoren dhe ta falenderoj që bashkë me Ketin treguan se Shkodrës nuk i mungon shpresa, se Shkodra di të përballet me tjetrin duke e respektuar dhe jo duke e fyer, se Shkodra di të ndërtojë dhe jo të përjashtojë. Dy zonjat vendosen një standard emancipues që rrallë ndonjë burrë ka dit me ia dhanë Shkodrës më parë. Ky eshte modeli i zonjave qe konkurrojne me aftesite e tyre dhe jo thjesht se u hapet nje vend ne kuotat gjinore. Dhe tani që gara mbaroi, dua sinqerisht t’i uroj Voltanës, kryetares së re të Bashkisë së Shkodrës, mirëseardhjen në projektet tona të përbashkëta, sidomos në dy projektet madhore: Muzeu Marubi që tashmë ka filluar ndërtimin dhe Teatrin Migjeni restaurimi i të cilit po pret nënshkrimin e Voltanës” Ka qene kjo deklarata e Ministres Kumbaro e cila ka beret e qarte vijimsine e disa projekteve teper te rendesishme per shkodren ne fushen e artit dhe kultures sic eshte projekti per dixhitalizmin dhe muzealizimin e fototekes Marubi po njekohesisht rikonstruksioni i Teatrit Migjeni.