Ministrja e kulturës Mirela Kumbaro ka dënuar rëndë heqjen e pllaktës që vendosi ministria në portën e kalasë së Lezhës me nënshkrimin e sultan Sulejmanit. Ministrja la të nënkuptohet se mund të ketë edhe një procedim penal për të gjetur autorët.
Ministrja Kumbaro nisur nga ky rast që e quan shumë të rëndë tha se jo vetëm pllakata në kalanë e Lezhës por çdo objekt apo monument me vlera duhet ruajtur dhe jo sulmuar. Fillimisht në hyrjen e kalasë u vendos pllakata me nënshkrimin e sultan Sulejmanit, gjë e cila shkaktoi shumë zemërim tek një pjesë e lezhjanëve të cilët vetëm pas pak ditësh e sulmuan duke arritur që ta heqin, gjest i cili për ministren Kumbaro është i papranueshëm.