MINISTRJA E KULTURËS: KËTO VARREZA DËSHMI E LIRISË DHE SAKRIFICËS. Varrezat katolike të Rrmajit shumë shpejt do të restaurohen. Është Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e cila gjatë vizitës së saj në Shkodër konfirmoi se është aprovuar projekti për restaurimin jo thjesht të një monumenti kulture por shumë më shumë, një dëshmi e lirisë dhe sakrificës siç janë martirët e kishës katolike.

Në varrezat katolike të Rrmajit prehen eshtrat e Kolë Idromenos dhe familjes Marubi të cilat gjithashtu do të jenë pjesë e projektit për restaurimin. Për shumë vite varrezat katolike të Rrmajit janë lënë në harresë nga institucionet sa i përket restaurimit edhe pse janë të shpallura monument kulture. Për Shkodrën këto varreza janë një pjesë e dëshmisë së asaj çfarë vuajtën shqiptarët, duke mbajtur mbi supe një peshë të rëndë persekutimi e përndjekje të gjatë mbi 45 vjeçare ndaj meritojnë vëmendjen e respektin maksimal të institucioneve që deri më sot duket se ka munguar.

Artikulli paraprakAksident ne aksin rrugor Lezhë-Milot kilometri i dytë.
Artikulli tjetërINSPEKTORIATI PYJOR: ZBATOHET ME PËRPIKMËRI MORATORIUMI