Muzeumi virtual i fototekës kombëtare “Marubi” ka sjellë sërish në Shkodër ministren e kulturës Mirela Kumbaro e cila ishte në një tryezë bashke me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi dhe drejtorin e fototekës Luçian Bedeni.
Në fjalë e saj ministrja Kumbaro u shpreh për rëndësinë dhe zhvillimin që jep zhvendosja e fototekës në ndërtesën e re. Drejtori i fototekës Luçian Bedeni veç të tjerave bëri një apel që fototeka “Marubi” të marrë statusin nga UNESCO. Tashmë të gjithë të apasionuarit pas fototekës Marubi do të kenë mundësi që të navigojnë në faqen e internetit marubi.gov.al nga ku do të gjejnë shumë të dhëna dhe mund të bëjnë edhe kërkime të ndryshme.