Kumbaro: Koleksionistët nuk i ruajtën, i kanë keqpërdorur ikonat

“Krishti shpëtimtar” një nga objektet më të vjetra që daton në shekullin e 16-të është në krye të ekspozitës “Thesare të shpëtuara” që u çel këtë enjte në Muzeun Historik Kombëtar. Pjesa më e madhe në ekspozitë janë objekte të trashëgimisë kulturore që i janë sekuestruar koleksionistit Gjergj Thimio dhe një grupi koleksionistësh pas operacionit të Policisë në vitin 2013. Ekspozita është çelur me rastin e “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore”, ku janë prezantuar vetëm 62 objekte të sekuestruara që tashmë kanë kaluar në pasuri shtetërore. Nga këto 27 janë ikona 14 pjese ikonostasi si dhe katër kryqe ikonostasi. Ekspozita e çelur nga Ministrja e Kulturës me qendrën kulturore të Inventarizimeve vjen pas debateve të shumta mediatike, institucionale dhe ligjore për ruajtjen e ikonave. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro u shpreh se trashëgiminë kulturore kemi detyrë ta mbrojmë Ministrja Kumbaro iu referua edhe marrëdhënieve të koleksionistëve më trashëgiminë kulturore. Sipas ministres të jesh koleksionist nuk do të thotë se je një ruajtës i ikonave Më tej Drejtoresha e Qendrës së inventarizimit Silva Breshani ka folur për rëndësinë e inventarimizit dhe vështirësitë e procesit. Ndërsa për sa i përket çështjes se cila është e drejta e koleksionistit që i janë sekuestruar objekte i përgjigjet se pas vitit 1995 nuk mund të quhet koleksionist.

Artikulli paraprakPUNIMET NE RRUGE ZBULOJNE REZIDENCEN DHE KISHEN 700 VJEÇARE
Artikulli tjetërKODHELI DHE FALLON NE STERVITJEN E NATO-S NE BIZE