MINISTRJA E KULTURËS: ENDE NUK KA VENDIM PËR LINJËN E INTERKONJEKSIONIT. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro nga Shkodra tha se asnjëherë nuk ka patur një vendim për linjën e interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë
e cila fillimisht rrezikonte dëmtimin e sitit arkeologjik të Komanit. Pak ditë më parë Operatori i Sistemit të Transmetimit konfirmoi se është ndryshuar projekti dhe zona nuk rrezikohet. Ende nuk është zbardhur projekti i ndryshuar I OST për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Megjithë shmangien për zonën A, në zonën B të sitit arkeologjik të Komanit duket se rreziku do të jetë present sepse aty duket se s’do të ketë spostim të linjës.
[iframe width=”300″ height=”390″ src=”https://www.youtube.com/embed/nsg5mg9FPq4″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]