MINISTRIA E KULTURËS, TAKOHET ME STAFIN E PUNËS SË KANDIDATËS KETI BAZHDARI. Ministrja e kultures mirela kumbaro gjate vizites se saj ne shkoder realizoi edhe nje takim me stafin e punes te kandidates per kryetare bashkise Keti Bazhdari.Ne fjalen e saj ministrja e kultures Kumbaro deklaroi se Shoqeria Civile ka nje rol te vecante, dhe eshte shprehur teper e lumtur qe prane stafit te candidates per kryetare te Bashkise se Shkodres, ka nje numer te madh aktoresh te shoqerise civile te cilet jane pjese e grupit te punes ne fushaten elektorale. Nga ana tjetër, Ministria Kumbaro, ka premtuar nga Shkodra, qe Teatri Migjeni do të restaurohet.
Nga ana tjetër kandidatja e mazhorancës në garën për Bashkinë e Shkodrës Keti Bazhdari ka deklaruar se pjesë e planit të punës së stafit të saj është nxjerrja në pah e vlerave të harruara në qytetin e Shkodrës. Gjate takimit ministria e kultures ka miratuar edhe projektin e restaurimit te varrezave katolike te Rrmajit dhe ne menyre te vecante varrin e Marubit dhe te Kol Idromenos per te cilin fondi tashme eshte siguruar dhe pritet fillimi i punimeve, nderkohe qe eshte propozuar qe te shtohet mbeshtetja edhe nga ministria e kultures per te nderuar ne menyren me te mire kontributin e Shkrimtarit te ndjere Frederik Reshpja.