Ambasadori i Anglisë në Shqipëri Duncan Norman në një intervistë të dhënë nga Shkodra pas një takimi për një projekt për nxitjen e

vetëpunësimit të të rinjve në atë rajon deklaroi se deri në fund të kësaj jave pret krjimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ne shpresojme qe deri ne fund te javes, te shohim krijimin e dy organeve te rendesishme gjyqesore. Njeri eshte Keshilli i Larte i Prokurorise dhe njeri eshte Keshilli i Larte Gjyqesor.

Reforma ne drejtesi eshte shume e rendesishme dhe autoritet nderkombetare ketu se bashku me Ambasaden Britanike e mbeshtesin ate. E rendesishme eshte te luftojme edhe krimin e organizuar”.

Emigrimi i paligjshëm i shqiptarëve drejt Anglisë dhe grupet kriminale atje janë një shqetësim deklaron ambasadori Norman

ndersa hedh poshtë aludimin se në marsin e vitit të ardhshëm të gjithë emigrantët ilegal do të pajisen me dokumentacion në Angli.

Eshte nje shqetesim, mbi te cilin ne punojme shume ngushte me qeverine shqiptare. Eshte nje problem, dhe une mund ta kuptoj pse njerezit zgjedhin te largohen nga vendi duke kerkuar nje te ardhme me te mire.

Por nese njerezit hyjne ne menyre te parregullt ne Mbreterine e Bashkuar, ato mund te bien pre e krimit te organizuar dhe ne rrezik per t’u perfshire ne krimin e organizuar.

Nuk do te kete ndryshime per qytetaret shqiptare, ata qe jane pa dokumentene do te mbeten te tille. Kjo nuk do te ndryshoje”.

Duke folur për Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut që ishte një ditë më parë ambasadori Norman tha se në Shqipëri duhet të ketë një demokraci të suksesshme e cila duhet të jetë e bazuar në një sistem të fortë gjyqësor.

“Ajo çfare duhet bere ne te vertete ne Shqiperi, per te respektuar me shume te drejtat e njeriut ne realitet, eshte te vendoset nje demokraci e suksesshme, e cila bazohet ne nje sistem te forte gjyqesor.

Pra, nese Shqiperia ka nje gjyqesor te forte qe jep drejtesi reale dhe njerezit krijojne besim ne gjyqesor, mendoj se ky eshte nje pozicion i mire ndaj te drejtave te njeriut.

Per te respektuar me mire te drejtat e njeriut eshte te fillohet me permiresimin e sistemit te drejtesise”.

Ambasadori i Mbretësisë së Bashkua në Shqipëri lidhur me protestën e studentëve përfundoi duke thënë se e mbështet atë përsa kohë protesta është paqësore dhe ligjore.

“Eshte e drejta per te protestuar ne menyre paqesore. Kjo eshte ajo qe po shohim tek studentet e Shqiperise.

Ata po protestojne ne menyre paqesore dhe po i shtrojne pikepamjet e tyre qeverise dhe per sa kohe qe eshte nje proteste paqesore dhe ligjore, atehere Britania e Madhe do te mbeshtese te drejten e njerezve per ta bere.

Nese ajo qe studentet po kerkojne eshte e ligjshme apo jo, eshte pergjegjesia e qeverise te vendose dhe qeveria duhet te marre vendim politik te bazuar ne politikat e shtetit dhe buxhetin, dhe çfare eshte e perballueshme.

Pra, ky eshte nje vendim politik dhe nuk me takon mua te them nese ajo qe kerkojne eshte e drejte, por ne absolutisht i mbeshtesim studentet dhe çdo kend tjeter ne kete vend per te demonstruar dhe per te protestuar ne menyre paqesore”.

Duke folur edhe për procesin e daljes së Anglisë nga BE, i njohur si BREXIT dhe se çfarë duhet të bëjë Shqipëria për integrimin në BE në një kohë kur

Mbrëtëria e Bashkuar është drejt daljes, diplomati anglez u shpreh se ashtu siç mund të jetë e drejtë që Anglia të largohet nga BE, po ashtu mund të jetë e drejtë që Shqipëria të antarësohet në BE dhe se sheh shumë arsye që Shqipëria të jetë pjesë e BE.

Artikulli paraprakPROTESTA/BASHA: PARATË E PROJEKTEVE FASADË TË INVESTOHEN NË ARSIM
Artikulli tjetërSHKODËR, STUDENTËT NUK TËRHIQEN NGA PROTESTA