Me thirrjet “standard jo diktaturë”, studentët e mjekësisë së Universitetit të Tiranës kanë protestuar këtë të martë në ambientet e rektoratit. Njëzëri, studentët thanë se përballë fenomenit që po përballet vendi ynë, është e udhës që shteti të japë zgjidhje e jo të detyrojë studentët të punojnë 3 vite me detyrim në Shqipëri.
Para nisjes së studimeve, studentët e mjekësisë duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, pas përfundimit të studimeve duke i mbajtur peng diplomën, ose në të kundërt do paguajnë tarifën vjetore të shkollimit, me koston reale, vlerë e cila ende nuk është përcaktuar. Por këtë gjë, studentët e mjekësisë e kundërshtojnë.
Në prononcime për mediat, ata u shprehën të vendosur se nuk do i ndalin protestat dhe se nuk do bëjnë kompromise.
“Ne nuk duam të ndihemi të kushtëzuar, e vendosim vetë se çfarë do bëjmë me jetën tonë. Ne duam të rrimë këtu, të ikim jashtë, është puna jonë dhe askush tjetër.
Tarifa 5 mijë euro është marramendëse. Ne do jemi gjithnjë kundra dhe nuk ndalemi nga protestat.”- thanë një nga studentët
Një nismë e tillë që ende nuk është bërë konkrete, u paralajmërua nga kryeministri Rama në Kongresin e parë të Shëndetësisë të mbajtur nga Ministria e Shëndetësisë në fillim të këtij muaji.
Para nisjes së studimeve, studentët e mjekësisë duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, pas përfundimit të studimeve duke i mbajtur peng diplomën, ose në të kundërt do paguajnë tarifën vjetore të shkollimit, me koston reale, vlerë e cila ende nuk është përcaktuar.