Fitoja kundër Islandës ka rikthyer qetësinë te kombëtarja shqiptare, por padyshim ka mbajtur gjallë shpresat edhe për një kualifikim të mundshëm pavarësisht se misioni është shumë i vështirë. Këtë e ka të qartë edhe trajneri Edy Reja që në një intervistë për mediat italiane për çështjen e kualifikimit është shprehur:

“Kualifikimi do të jetë I vështirë dhe gjithçka varet nga ndeshja me Turqinë. Ne duhet të fitojmë me patjetër këtë sfidë si dhe ndeshjen me pasardhëse me Moldavinë, e cila luhet gjithashtu në transfertë. Në të kundërt gjithçka bëhet e vështirë.”

I pyetur nëse tifozët janë të kënaqur me paraqitjet e Shqipërisë Reja përgjigjet:

“Grupi ynë nuk është i lehtë, Franca është mbi të tjerët. Islanda është gjithashtu një ekip i mirë, por në ndeshjen e fundit e merituam fitoren kundër tyre. Ne po bëjmë një punë të mirë, kam ndryshuar shumë lojtarë, që dëshmuan se e merituan të futeshin në lojë. Ne po përparojmë, në Shqipëri thonë se nuk e kanë parë kurrë kombëtaren të luajnë këtë lojë si me mua.”

Trajneri Reja vlerësoi shumë edhe dy lojtarët Elseid Hysaj dhe Berat Gjimshiti, të cilët aktivizohen në “Seria A”.

“Tani për tani mosaktivizimi te Napoli nuk ka ndikuar te Hysaj, ai shënoj një gol të bukur kundër Islandës. Dua ta shfrytëzoj nga mesfusha e lart dhe tani po dëshmon se di ta bëjë mjaft mirë këtë. Ndërkohë për Gjimshitin mund të them se është një lojtar më i pjekur që nga periudha kur unë e kam stërvitur në Itali më parë. Te Atalanta ka rezultuar të jetë çdo herë nga më të mirët.”

Ndeshjet e radhës të Kombëtares janë më 11 tetor në transfertë kundër Turqisë dhe 14 tetor po në transfertë kundër Moldavisë.

Artikulli paraprakPAS KRYEMINISTRIT GREK, RAMA TAKOHET ME ERDOGANIN NË SHBA
Artikulli tjetërEDI RAMA TAKON DONALD TRUMP