Policia e Korçës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi akuzohet se kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë.

Sipas bluve të qytetit të Korçës, 35-vjeçari M.M., u konfliktua me punonjësit e një firme ndërtimi, me pretendimin se po i cënonin pronën, si edhe kundërshtoi me dhunë e nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë gjatë shoqërimit për në Komisariat, arrestohet në flagrancë një 35-vjeçar.

I arrestuari është person me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje.

“Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kamenicë, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Policisë, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes, ku kanë konstatuar shtetasin M.M., duke u konfliktuar me disa punonjës të një firme ndërtimi, me pretendimin se punimet e kryera nga firma e tyre për ndërtimin e ujësjellësit në këtë fshat, i kishin cënuar pronën e tij.

Në momentin kur punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën, ky shtetas, i ka kundërshtuar me dhunë, si edhe nuk i është bindur urdhrit të tyre, gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakTRENI PËRPLAS PËR VDEKJE TË RIUN SHQIPTAR
Artikulli tjetër21-VJEÇARI U VRA ME THIKË NË ZEMËR NGA SHOKU