Një shtetas 24- vjeçar nga Vau Dejësi është arrestuar pas një konflikti me punonjësit e policisë. Këta të fundit I kanë kërkuar 24- vjeçarit me inicialet K. K të lëvizë automjetin e parkuar në kundërshtim me rregullat. I riu nuk ka pranuar duke bërë që më pas të arrestohet nga efektivët e policisë. Në njoftimin zyrtar policia bën me dije se:

Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë kryer veprimet procedurale dhe në vijim të tyre është kapur dhe është vënë në pranga shtetasi K. K., 24 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, të cilët i kanë kërkuar të lëvizë automjetin e parkuar në kundërshtim me rregullat. Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. Th., 49 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, pasi është konstatuar duke transportuar me automjet, një sasi drush për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHKODËR, VIHET NË PRANGA 24 VJEÇARI SI DHE PROCEDOHET NË GJENDJE TË LIRË NJË 49 VJEÇARË
Artikulli tjetërZBARDHET VETËVRASJA E POLICIT NË LEZHË