Kundërshtojnë vettingun, gjyqtarët mbrojnë pasurinë, s’duan hetim

 

Ankimimi për tre ligje të reformës në drejtësi do të diskutohen në dhomën e këshillimit të Gjykatës Kushtetuese. Palëve u është lënë afat të paraqesin deri në datën 23 qershor pretendimet e tyre. Ndër të tjera kërkohet që gjyqtarëve dhe prokurorëve të mos u hetohet pasuria në rast se dorëhiqen nga detyra, në çfarëdo kohë që kryejnë këtë veprim. Në ligj parashikohet përjashtimi nga hetimi për personat që largohen brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit. Pasi ka pranuar të marrë në shqyrtim kërkesën e shoqatës dhe Unionit të Gjyqtareve, që kanë ankimuar disa nene të ligjit për vetingun, statusin e gjyqtarëve dhe organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, Gjykata Kushtetuese u ka lënë kohë palëve të interesuara që deri në 23 qershor të sjellin pretendimet e tyre. Pas kësaj date trupa gjyqësore me relator, Fatos Lulon, do të caktojë edhe ditën ku do ta marrë ne shqyrtim në dhomë këshillimi vetëm në bazë dokumentash, kërkesën e gjyqtarëve. Të kontaktuar nga media perfaqësues të shoqates së gjyqtarve por edhe avokati Alban Alimema, i cili ka paraqitur ankimimin ne gjykatë, shprehen se këto çështje nuk janë trajtuar më parë nga Gjykata Kushtetuese. Një ndër pikat e kërkuara për shfuqizim është dhe përjashtimi nga kontrolli i figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve që japin dorëheqjen në çdo kohë dhe jo vetëm 3 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit. Por cilat janë nenet e kundërshtuara nga gjyqtarët? Ankimuesit sqarojnë: Në ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në RSh” të quajtur ndryshe Vetting. Përfshirja në objektin e vlerësimit të figurës së gjyqtarëve nëse ata kanë “tendenca kriminale” për përfshirje në krimin e organizuar vlerësohet në ankesë si subjektive. Po ashtu kundërshtohet dhe vendosja në ligj i vlerësimit të “personave të lidhur” me gjyqtarët si dhe e verifikimit të personave të dyshuar për lidhje me krimin e organizuar” pa një vendim të formës së prerë dhe të mbështetut në informacione konfidenciale. Ankimuesit kërkojnë po ashhtu përjashtimin nga hetimi kur gjyqtari a prokurori dorëhiqen. “Vlerësohet se afati 3 mujor duhet shfuqizuar pasi, nëse një gjyqtar jep dorëheqjen në çdo kohë ndaj tij nuk ka pse të filloj proçesi i vlerësimit, pasi vlerësimi do të mbetej pa objekt”, thuhet në ankesë. Në ligjin “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në RSh”. Çështjet kryesore që kundërshtohen lidhen me kriteret për transferimin dhe lëvizjen paralele të gjyqtarëve, ku psh janë përcaktuar kritere të tilla si eksperienca në një seksion të posaçëm apo plotësimi i vendeve vakante në Gjykatat e Apelit përmes lëvizjes paralele duke u hequr mundësinë gjyqtarëve të shkallëve të para që të konkurojnë, kritere këto që konsiderohen disproporcionale. Ndërsa për procedimin disiplinor të gjyqtarëve të komanduar, kundërshtohet përfshirja në proces të institucioneve në varësi të ekzekutivit që mund të fillojnë një procedim disiplinor ndaj gjytarëve të komandua. Në ligjin “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”. Çështja e parë që kundërshtohet lidhet me kriteret që duhet të plotësojnë anëtarët nga radhët e gjyqtarëve për tu zgjedhur në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Detyrimi për të pasur një përvojë pune si gjyqtarë prej të paktën 10 vite dhe të pasjes se dy vlerësimeve radhazi “shumë mirë” konsiderohen diskriminuese. Ankimuesit kërkojnë që në përbërjen e komisioneve të përhershme, për rastet e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve kryetari të mos ketë votë përcaktuese duke qenë se nuk zgjidhet nga rradhët e tyre.

Artikulli paraprakVRASJA E SHQIPTARES, NË GJYQ VRASESI SERIAL
Artikulli tjetërSHBA RRËZON DRONIN SIRIAN, QËLLOI FORCAT E KOALICIONIT