Një i ri është vënë në pranga nga policia, pasi ka kundërshtuar uniformat blu. Klaudi Mukaj, 28 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh” Fier është vënë në pranga sepse ka kundërshtuar dhe goditur me sende të forta punonjësin e policisë.

Arrestimi i këtij personi është bërë pasi në lagjen “Sheq i Madh”, ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur me sende të forta (dru), punonjësin e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Fierit për akuzën e ‘Kundërshtimit me dhunë të punonjësit të policisë së rendit publik’.

Artikulli paraprakBURRI HIDHET NGA PALLATI E GJEN VDEKJEN
Artikulli tjetërBIZNESMENIT I HYJNË HAJDUTËT NË SHTËPI, AI I PIKAS DHE KAP NJERIN