Kundërshton policin dhe e godet me derën e “BMW”-së, arrestohet

 

Refuzon t’i nënshtrohet kontrollit të policisë dhe godet punonjësin e policisë me derën e makinës, arrestohet i riu. Çerçiz Banushi 23 vjeç, banues në Berat duke drejtuar mjetin tip BMW me targa AA770OT, ka kundërshtuar punonjësit e policisë për kontrollin fizik të automjetit dhe gjatë ikjes ka goditur me derën e automjetit të tij punonjësen e policisë K.P. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 236/2 dhe 237 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË TROPOJË, VDES I MOSHUARI, ARRESTOHET SHOFERI
Artikulli tjetërARRESTOHET ‘TMERRI’ I DYQANEVE ,VIDHTE ME THYERJE