Policia e Fierit ka vënë në pranga tre të rinj për kundërshtim me dhunë punonjësit e policisë.

Të arrestuarit janë K.T., 24 vjeç dhe Xh.T., 25 vjeç, banues në Kafaraj, si dhe E.Xh., 25 vjeç, banues në Frakull.

Arrestimi i tyre u bë pasi në pikën e kontrollit të ngritur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, për shkak të detyrës kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e FNSh-së Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHEN 3 PUNONJËS TË ZONAVE TË MBROJTURA
Artikulli tjetërVRASJE DHE SHPËRDORIM DETYRE, 9 TË ARRESTUARIT PËR TËRMETIN PARA GJYKATËS