Flamingot, pelikani e zogj të tjere ujor kanë pushtuar në këtë periudhe lagunen e Kune-Vainit në Lezhë.Ky rezervat natyror është kthyer në strehen e mbi 200 lloje shpendesh, një pjesë e të cileve janë rikthyer pas shumë vitesh në këtë zonë.

Kune-Vaini i ruan vlerat natyrore të trasheguara dhe shumëllojshmëria e habitateve ofron strehe për shumë shpend thotë eksperti i Mjedisit Jak Gjini.

Eksperti i Mjedisit Jak Gjini thotë se në rezervatin natyror të Kune-Vainit, gjen dhe specie që në nivel ndërkombetar janë në zhdukje dhe sipas tij ky është një tregues mjaft i mire për zonen.

Spektakli naytor që dhurojnë shpendet në lagunen e Kune-Vainit, po tërheqin vemendjen edhe të vizitoreve të shumtë në këtë zonë të pasur me bukuri natyrore dhe biodiversitet.

Artikulli paraprakSHKODËR, UNAZA PERËNDIMORE DREJT DEGRADIMIT
Artikulli tjetërSHPËRTHIMI NE OBORRIN E BANESËS, ENDE PA AUTOR