Kuotat e lira, MAS shtyn afatin e regjistrimeve deri në 1 nëntor

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shtyrë afatin e regjistrimeve në universitete deri në 1 nëntor. Disa nga Fakultetet nuk kanë caktuar afat për regjistrimin e maturantëve dhe mund të shtyhet edhe pas datës 1 nëntor. Shkak për shtyrjen e afatit të regjistrimit janë bërë kuotat e lira në Universitete. Në datën 27 tetor ishte parashikuar mbyllja e procesit të regjistrimeve, por duke para mos plotësimin e kuotave afati është shtyrë. Janë 5 mijë kuota bosh në universitetet publike ende të paplotësuara. Gjithashtu Ministria e Arsimit thotë se edhe në universitetet private janë rreth 4500-5000 kuota të lira. Drejtori i Portalit të klasifikimit për maturantët, Arjan Xhelaj thotë se në universitet publike janë regjistruar 80% e maturantëve, pra 17 mijë studentë të rinj, ndërsa në universitetet private 35%, që do të thotë 4500 studentë.

Artikulli paraprakFEMIJET SIRIANE TE TIRANES ENDERROJNE KTHIMIN NE ATDHE
Artikulli tjetër“LUMI I MADH”I KOKAINES,SHQIPTARET KISHIN KLIENTE KRYEBASHKIAKUN