Ada e Velipojës pothuajse i jep lamtumirën që në ndeshjen e parë Kupës së Shqipërisë. Velipojakët humbën në sfidën e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” përballë Teutës së Durrësit. Ada mori një humbje 1-5 duke mos patur forca që të përballojë Teutën. Megjithatë nuk mund të quhet një dështim për skuadrën që drejtohet nga trajneri Alban Noga sepse e gjithë vëmendja e skuadrës velipojake është e përqendruar tek kampionati në kategorinë e parë dhe nuk ka ndonjë interes madhor tek kupa.
Trajneri i Teutës Gugash Magani, ndryshe nga Noga shprehet se llogaritë ende nuk janë mbyllur pavarësisht fitores 5-1.Ada ka bërë përpjekjet e saj por ndaj një Teute që luan në superiorE e ka patur të vështirë. Teuta realizoi 5 gola në këtë ndeshje duke fituar pa probleme dhe duke siguruar thuajse kualifikimin për në turin tjetër që në ndeshjen e parë.